Parashikimi i Ancelottit për ndeshjen Juventus – Napoli

28 shtator 2018 | 14:06

Nesër (e shtunë) nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja derbi në Serinë A në mes Juventusit Dhe Napolit.

Trajneri Carlo Ancelotti ka folur për këtë sfidë mjaftë të rëndësishme për të dyja skuadrat. “Është një ndeshje që vlen tre pikë, asgjë më tepër. Nuk firmos për barazimin”, ka thënë Ancelotti.

Ndërsa në lidhje me formacionin e mundshëm, Ancelotti ka refuzuar të tregoj emrat e atyre që do të fillojnë ndeshjen. “Jemi stërvitur dhe skuadra është motivuar për të luajtur. Janë më shumë se 11 lojtarë që meritojnë të luajnë për shkak të vlerave që kanë dhe atë kanë dhënë në ndeshjet e fundit, por unë nuk japi emra”, ka shtuar Ancelotti, i cili në të kaluarën e ka drejtuar edhe skuadrën e Juventusit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Shtetet e…