Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

25 shkurt 2018 | 15:23

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë ardhur nga viset polare do të jenë të qëndrueshme deri ditën e enjte, duke mbajtur këtë situatë meteorologjike me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë paskohëshme të borës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri -9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë celsius. Të enjten aty ku paraqiten kthjellime, temperaturat mund të regjistrojnë vlera negative nën -10 gradë celsius, por që këto vlera mund të arrijnë vetëm në orët e hershme të ditës. Nga dita e premte e tutje merkuri në termometër do të kalojë mbi vlerat e zeros, duke vazhduar rritje dita-ditës. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi mbi 9m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita e Gjilanit ia ka shkaktuar humbjen e parë skuadrës…