Parashikimi i motit për sot

03 prill 2018 | 08:19

Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Kjo gjendje stabile e motit do të mbretërojë si rezultat i masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës, parashihet të lëvizin ndërmjet 12-20 gradë celsius.

Dita e mërkurë parashihet t’i shënojë vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa të premten do të shënohen temperaturat më të ulëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Daniel Serwer, studiues në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike në…