Partneriteti i Kosovës me ShBA-në është armatimi më i fuqishëm në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes që ka Kosova

23 maj 2024 | 15:09

Shkruan: Safet Gërxhaliu

Të orientohemi në zhvillimin ekonomik të vendit, të përmirësohet shëndetësia, të përmirësohet niveli i arsimit, të avancohet dialogu intern dhe ekstern e të koordinohemi me miq dhe partnerë ndërkombëtarë, të mbështesim sektorin privat e në veçanti sektorin prodhues, të depolitizohet menaxhimi i ndërmarrjeve publike dhe të lihen ato ndërmarrje në duar të profesionistëve e jo të militantëve partiak, të mbështesim funksionimin normal të sistemit të drejtësisë dhe atë të sigurisë, pra këto duhet të jenë objektivat qeveritare e jo të mendohet se ne jemi qendra e botës dhe se çdo gjë sillet rreth nesh.
Me arrogancë, pa koordinim me aleatët tanë e me popullizëm e patriotizëm folklorik nuk hiqen masat ndëshkuese nga ana e Bashkimit Evropian dhe nuk mund të anëtarësohemi jo vetëm në Këshillin e Evropës por edhe në organizata tjera ndërkombëtare me rëndësi strategjike për ardhmërinë e Kosovës!
Nga përvoja e kamë kuptuar se pa ndihmën e aleatëve ndërkombëtarë, në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do ta kishim shijuar ketë liri, e në rrafshin diplomatik asnjë shtet nuk do ta kishte pranuar Republikën e Kosovës si realitet e ndoshta edhe Shqipëria pa ndihmën dhe lobimin e miqve dhe aleatëve.
Ballkani Perëndimor, Bashkimi Evropian por edhe bota në përgjithësi janë të sfiduara nga rryma majtiste dhe radikale.
Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina por edhe Maqedonia e Veriut janë të atakuar në forma të sulmeve hibride nga fryma ruso – serbe.
Partneriteti i Kosovës me ShBA është armatimi më fuqishëm në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes që posedon Kosova. Të jemi falënderues dhe mirënjohës ndaj atyre që ishin me ne në momentet më të vështira!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se ka shpallur…