Partnerja e Benzemas konvertohet në myslimane: Kurani më bëri të qaj!
Partnerja e Karim Benzemas, Jordan Ozuna, ka njoftuar se është konvertuar në myslimane.
Ozuna, nënë e katër fëmijëvë, foli për këtë temë në AS Tikitakas, duke dhënë detaje interesante.
Ozuna, e lindur në Maryland të ShBA-së, nuk la pa përmendur kodet strikte të veshjes së vendit aziatik.
“Të them të drejtën nuk e njiha Benzeman. Unë jam amerikane dhe ne nuk dimë aq për futbollin. Përveç ndryshimit të qyteteve dhe lindjes së një fëmije, dëshmia tjetër e madhe e dashurisë nuk vonoi shumë, pasi unë u konvertova në fenë islame.
Ishte këtu një Xhami në Madrid. Kur ata po recitonin Kuranin, unë fillova të qaj si një vajzë e vogël” – tha ajo.
Kujtojmë që Benzema ka firmosur në Arabinë Saudite me Al-Ittihadin.
“E kam hulumtuar shumë këtë fe dhe e kam gjetur të mrekullueshme. Gjithçka që lexova për të më preku. Gjatë Ramazanit lexova Kuran dhe qaja. Kam lexuar gjithashtu ‘Rruga e Shenjtë drejt Islamit’ për një të krishterë të konvertuar në islam si unë. Një libër me të vërtetë i vlefshëm”, – tha ajo.