Pas 9 muajsh lidhje, Kim Kardashian ndahet nga i dashuri 13 vite më i ri

06 gusht 2022 | 14:42

Thonë se dashuria nuk njeh moshë, por duket se ky nuk është rasti i Kim Kardashian dhe Pete Davidson. Burime ekskluzive për “Page Six” kanë thënë se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 9 mujore dhe shkak është bërë diferenca në moshë.
“Pete është 28 vjeç dhe Kim është 41 – ata janë në vende shumë të ndryshme për momentin”, thotë burimi i brendshëm.
“Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë në Nju Jork, ose kudo që ai të jetë në atë moment”, ka vijuar burimi, i cili ka shtuar: “Por Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë. Ajo duhet të përqendrohet te fëmijët”.

Burimi thotë gjithashtu se Kardashian, e cila drejton biznese të shumta ishte “plotësisht e lodhur nga kjo marrëdhënie dhe gjëra të tjera që po ndodhin në jetën e saj”.

Ylli i “Kardashians” së fundmi ka pasur një marrëdhënie të trazuar me ish-in e saj Kanye West, gjë që shkaktoi grindje gjatë kohës që ajo ishte në lidhje me Pete.

“Kur Kim është me dikë tjetër, Kanye mund të shkaktojë probleme me fëmijët. Ai përpiqet të përçajë lidhjet e Kim, nuk mund ta ndalojë veten.

Ajo është një nënë vërtet e përkushtuar dhe fëmijët e saj do të jenë gjithmonë të parët. Kim dëshiron dhe ka nevojë për harmoni në shtëpi dhe në jetën e saj”, shtoi burimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wanda Nara ka disa kohë që është në qendër të…