Pas dy orë bisedimesh, Bislimi dhe Petkoviq shkojnë në pauzë

23 nëntor 2022 | 18:18

Pas dy orë bisedimesh në Bruksel mes negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe  Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e BE-së, ka pasuar pauza.

Së shpejti pritet vazhdimi i dialogut në formatin trepalësh.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, më herët ka njoftuar se janë duke vazhduar bisedimet me negociatorët kryesorë të dy palëve, Bislimi dhe Petkoviq.

“Sot prita negociatorët kryesorë nga Beogradi dhe Prishtina si vazhdimësi e dialogut që u zhvillua në nivel të lartë. Unë sinqerisht shpresoj se do të kemi sukses që sot të gjejmë një zgjidhje për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar në normalizimi i marrëdhënieve. Bisedimet janë në vazhdim”, tha Lajçak në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka…