Pas presionit, Pacollit i lëshohet leja për aterim në Prishtinë

28 prill 2020 | 15:01

Ish-kryediplomati i Kosovës dhe deputeti Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se i është lëshuar leja për aterim në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me këtë rast, Pacolli ka thënë se nuk ka pasur nevojë për inskenime të tilla nga autoritetet e Kosovës.

“Tani me treguan se është lëshuar një leje për aterim në Prishtinë. Nuk di çka ka pas nevojë për krejt këtë inskenim. Nuk e di pse ka pas nevojë për ‘kërcënime’. Gjithë kjo me bën të ndihëm i pasigurt në vendin tim!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe deputeti Behgjet…