Pas sulmit terrorist në Vjenë: Ngushëllime popullit austriak dhe popullit shqiptar!

03 nëntor 2020 | 16:56

Nga Bardhyl Mahmuti

Pas aktit të mbrëmshëm terrorist në Vjenë, një numër mediash vunë në fokus faktin se krimineli që kreu këtë akt të përbindshëm ishte Kujtim Fejzullai, me origjinë shqiptare nga Maqedonia (nga fshati Çollopek, komuna e Bërvenicës). Fatkeqësisht të pakta ishin mediat që njoftuan se viktima e parë që u ekzekutua nga kjo fundërrinë fondamentaliste ishte Nexhip Vrenezi, gjithashtu me origjinë shqiptare nga Maqedonia (nga fshati Veleshtë, komuna e Strugës).
Ky akt terrorist dëshmon për faktin se verbërimi me ideologjinë religjioze nuk njeh as përkatësi kombëtare, as prejardhje shtetërore. Ky verbim religjioz ka për qëllim të terrorizojë të gjithë ata që mendojnë ndryshe! Prandaj lufta kundër kësaj dukurie që ka mare përmasa globale është luftë globale që tejkalon përkatësitë etnike, kombëtare, shtetërore ose fetare si të tilla.
Popullit austriak, popullit shqiptar dhe familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për goditjen nga ky akt monstruoz.
Në veçanti i shpreh ngushëllimet e mia familjes Vrenezi nga Veleshta për humbjen e djalit dhe familjes Kaba nga Veleshta për humbjen e nipit!

Në foto: Nexhip Vrenezi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën…