Pas Sveçlës, ‘Brigada e Veriut’ kërcënon me jetë edhe Kurtin

06 shtator 2023 | 12:32

Profili i organizatës terroriste “Severna Brigada” ka kërcënuar mbrëmë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se kanë armatim “me tonelata”.

Profili i kësaj organizate ka shpërndarë mbrëmë në Facebook një fotografi të një arme të llojit “snajper”, sipër se cilës kanë shkruar “Kurti, këso kemi me tonelata”.

Dje “Severna Brigada” ka kërcënuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.

Sipas burimeve të “Kosovapress”-it, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i Sigurisë, Tahir Ahmeti, ka folur për masat të…