Pasi e gjobitën, prizrenasi sulmoi policët

26 shtator 2021 | 09:49

Një qytetar nga Prizreni ka sulmuar dy zyrtar policorë, pasi i njëjti nuk është pajtuar me gjobën që i kanë vënë.

Personi në fjalë është shoqëruar në stacionin policor, dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i Policisë:

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në shenjë pakënaqësie lidhur me shqiptimin e një gjobe në trafik, ka sulmuar verbalisht dy zyrtar policor.

Nuk raportohet për lëndime.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 23 vjet kur forcat serbe kryen një nga…