Pastrohet qyteti i Gjilanit

25 qershor 2018 | 16:39

Në Gjilanit është organizuar aksion i madh për pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Gjilanin”, duke mbjellë disa drunj.

Në aksionin që është mbajtur të hënën në disa vende të qytetit, ka marrë pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta shënojnë përvjetorin e tyre në mënyrë simbolike duke mbjellë drunj.

“Jemi të vendosur që bashkërisht ta ruajmë epitetin e qytetit të gjelbër dhe ta rikthejmë edhe epitetin e qytetit të pastër. Ftoj të gjithë qytetarët, çdo familje, shoqatat, komunitetin e biznesit dhe të gjithë ata që duan ta shënojnë ndonjë përvjetor të rëndësishëm, që të mbjellin të paktën një dru, i cili do ta simbolizonte ngjarjen e tyre, e në të njëjtën kohë, do të ndikonte direkt në ruajtjen e ambientit”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se është krenar me pastërtinë nëpër fshatra si, Dobërqani, Pogragja, Lladova, Zhegra dhe disa vendbanime të tjera, të cilët tashmë janë të organizuar dhe nën menaxhimin e autoriteteve lokale të këshillave të tyre.

Ndërsa, përfaqësuesi i organizatës “Let’s Do It Kosova”, i cili ka ndihmuar në këtë aksion, ka thënë se angazhimi sikur në Gjilan, është shembull i cili duhet të ndiqet në tërë Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në…