Presidenti Meta takon heroinat e Kosovës (Foto)

25 qershor 2018 | 16:29

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në takim 200 heroina të luftës së Kosovës, të cilat kanë qenë të shoqëruara nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Me këtë rast, Meta ka falënderuar Jahjagën, e cila sipas tij u ka dhënë përkrahje grave dhe vajzave të Kosovës për të mbrojtur dinjitetin e tyre.

“Sot pata një takim tepër emocionues, me 200 heroina të Luftës së Kosovës, viktima të dhunës e abuzimit seksual dhe dëshmi e gjallë e krimeve çnjerëzore të regjimit të së kaluarës. Falënderoj në veçanti, ish-presidenten Jahjaga, e cila iu ka dhënë zë e përkrahje të jashtëzakonshme grave dhe vajzave të Kosovës, për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe integruar plotësisht në komunitet e shoqëri”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 17 people, people smiling, people standing and indoorImage may contain: 7 people, people sitting, wedding and indoorImage may contain: 2 people, people smiling, indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës…