PDK fiton Zveçanin dhe Zubin Potokun, VV Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviçin

23 prill 2023 | 20:38

Rezultatet preliminare në zgjedhjet e parakohshme për kryetar komunash në pjesën veriore të Kosovës kanë përfunduar, ndërsa PDK dhe VV janë ndarë baraz me fitore.

Sipas rezultateteve preliminare të siguruara nga qendrat e votimit, partia më e madhe opozitare, PDK ka fituar Komunën e Zveçanit dhe atë të Leposaviçit.

Ndërsa partia në pushtet, Vetëvendosje e cila ka mbështetur kandidatin boshnjak në Mitrovicë të Veriut ka dalë e para sikur edhe në Leposaviç.

Sipas rezultateve në siguruara në Zubin Potok, PDK ka marrë 196 vota ndërsa VV ka marrë 180 vota.

Ndërsa në Zveçan, PDK ka marrë 114 vota dhe VV 73 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veteranët e Kosovës kanë marrë pjesë suksesshëm në turneun “11th…