PDK-ja fton debat parlamentar për 100 ditëshin e qeverisë Kurti

22 korrik 2021 | 13:37

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka treguar se kjo pati ka bërë kërkesë që javën e ardhshme të mbahet debat parlamentare për 100-ditëshin e punës së Qeverisë.

Në një konferencë për medie, Tahiti ka thënë se kjo është qeveria e parë që nuk sjellë raport të 100-ditëshit në Kuvend. “Raporti i 100 ditëshit është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse në këtë 100 ditësh vendosen bazat e qeverisjes 4-vjeçare. Jeni dëshmitarët të sjelljes me vonesë të programit. Është hera e parë që një grup parlamentar opozitar bën kërkesë parlamentare për organizimin e një debati parlamentar ku do debatohet për 100-ditëshin. Kemi proceduar në administratën e Kuvendit që në javën e ardhshme të bëhet debat parlamentar për 100-ditëshin e qeverisë”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, qeveria po i shmanget një debati të tillë.

“Ne kemi pritë deri sot sepse kemi besuar që është një vonesë, por prapë se prapë qeveria do të procedojë me këtë raport të 100 ditëshit. Por, kur e pamë që këta po mundohen të shmangen nga çfarëdo debati, ne tashmë kemi proceduar në administratën e kuvendit që në javën e ardhshme të vendoset debat parlamentar për 100 ditëshin e kësaj qeverie”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Ilir Shaqiri ka njoftuar se në Kalabri është themeluar…