PDK-ja hapi zyrën e re në Kodrën e Trimave

03 shtator 2019 | 00:05

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka hapur zyrën e saj të re në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Kryetari i kësaj dege, Uran Ismaili, bashkë me anëtarët e kryesisë Abelard Tahiri e Eliza Hoxha, përgëzuan të gjitha nëndegët e kësaj partie duke shtuar se sikurse Kodra e Trimave të gjitha lagjet e Prishtinës do të zgjedhin PDK-në më 6 tetor.

“PDK-ja po rritet në Prishtinë. Përmes një moblizimi të jashtëzakonzhëm, Kodra e Trimave sot e hapi zyrën e re në hyrje të kësaj lagjeje. Kryetari i Degës, Uran Ismaili, së bashku me anëtarët e kryesisë, Abelard Tahiri dhe Eliza Hoxha, përgëzuan të gjitha nëndegët e Kodrës së Trimave për hapjen e zyrës së re dhe moblizimin e madh që po bëjnë. Sikur Kodra e Trimave, lagjet e Prishtinës, njëra pas tjetrës po rreshtohen që në zgjedhjet e 6 tetorit të kenë vetëm një përgjigje. PDK!”, është bërë me dije në njoftimin e degës së PDK-së në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rexhep Selimi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë arsyet përse…