PDK-ja mban sonte Konventën Festive në Pallatin e Rinisë në Prishtinë

17 qershor 2019 | 13:49

Partia Demokratike e Kosovës mban sonte në Prishtinë, Konventën Festive, pas përfundimit të procesit të brendshëm zgjedhor ku kryetar i saj me vota unanime është rizgjedhur Kadri Veseli.

PDK ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se kjo Konventë Festive do të mbahet në Palestrën Sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në ora 20:00.

Partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli kishte paraparë që Konventën Festive ta mbajnë në Sheshin “Skenderbe” në Prishtinë, por për shkak të përkeqësimit të motit dhe reshjeve të shiut, kanë ndërruar lokacionin e aktivitetit.

“Për shkak të përkeqësimit të motit, Konventa Festive që ishte paraparë të mbahet në Sheshin “Skenderbe” në Prishtinë, është vendosur që Konventa të mbahet në Palestrën e Sporteve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë”, është thënë në njoftimin për media të PDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 24-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një…