PDK-ja nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për ta kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë

21 janar 2022 | 13:58

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka njoftuar se partia e tij ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme, në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Tahiri ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se rritja e energjisë po i godet qytetarët dhe ekonominë e tyre familjare.  “Përcaktimi i qeverisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike, jo veç që shënon rritjen më të madhe të kostos së rrymës në historinë e Kosovës, por vjen në një moment të tillë për të shënuar edhe goditjen më të ashpër ndaj qytetarëve dhe ekonomive familjare”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka deklaruar se për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme është koordinuar edhe me shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së. “Në koordinim me kryetarët e grupeve parlamentare, z. Arben Gashi dhe z. Besnik Tahiri, në emër të dyzet deputetëve të Kuvendit, sot shtrova kërkesën për mbajtjen e seancës së Jashtëzakonshme për ditën e hënë, nga ora 12:00. Në këtë seancë të jashtëzakonshme, ne do të debatojmë e do ta ballafaqojmë qeverinë me realitetin e qytetarëve, mbi gjendjen dhe vështirësitë e të cilëve, ajo tashmë nuk ka kurrfarë ndjeshmërie”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke marrë parasysh rreziqet që i kanosen Kosovës është e…