PDK-ja përkujton masakrën e Rahovecit

19 korrik 2022 | 11:45

Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Rahovecit, me këtë rast Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka theksuar se ofensiva dhe masakra e ushtrisë serbe ishte hakmarrje për pamundësinë e ballafaqimit me ushtarët e UÇK-së, andaj, zbrazi tërë mllefin edhe ndaj qytetarëve të pambrojtur e të strehuar në shtëpinë e Zotit, në Tyrbën e Sheh Myhedinit dhe kudo nëpër Rahovec.

“Në 24 vjetorin e Masakrës në Rahovec, kujtojmë me nderim dhe përkulemi para sakrificës së qytetarëve duarthatë të cilët u bënë cak i barbarisë së pashembullt serbe, sikur gjithandej Kosovës. Ofensiva dhe masakra e ushtrisë serbe ishte hakmarrje për pamundësinë e ballafaqimit me ushtarët e UÇK-së, andaj, zbrazi tërë mllefin edhe ndaj qytetarëve të pambrojtur e të strehuar në shtëpinë e Zotit, në Tyrbën e Sheh Myhedinit dhe kudo nëpër Rahovec”.

“Përjetësisht mirënjohës për përpjekjet mbinjerëzore të të gjithë qytetarëve tanë për çlirim. Nderim për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit. Nderim i përjetshëm për dëshmorët dhe martirët e Rahovecit!”, është theksuar në deklaratën e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e marta e 19…