PDK-ja: Tregoni Kurtit se vërshimet kanë ndodhur para tri ditëve

13 janar 2021 | 14:08

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka reaguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili ka thënë se vërshimet e fundit që kanë ndodhur e kanë shpërfaqur qeverisjen e keqe që 20 vjet.

Me këtë rast, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se duhet të njoftohet Albin Kurti se reshjet kanë ndodhur që para tre ditëve.

“Vetëm njoftojeni z. Kurti se vërshimet janë duke ndodhur që para tri ditëve edhe për vet faktin se po reagon me vonesë e po e përdorë Nënën Ferdonije në kohë fushate, tregon se Albini në mungesë të platformës politike është duke u marrë prapë me popullizma”.

“Edhe mos të harroj, u.d. e presidentes që z. Kurti e ka vendosur në atë pozitë, ajo ka autoritet kushtetues për t’i mobilizuar institucionet, por, ajo ka vendosur që të udhëtojë në Bruksel fare pa nevojë. Ndërsa z. Kurti pas disa ditëve iu paska kujtuar që t’i thotë disa fjalë për vlerësim të situatës, por, këto nuk janë zgjidhje për problemin”, ka shkruar Bytyçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në  Kinë raportoi 115…