Peja e fiton ndaj Budivelnyk

04 nëntor 2022 | 23:07

Skuadra e Pejës në basketboll ka marrë një fitore të vlefshme në kuadër të Ligës Ballkanike, ndaj ukrainasve të Budivelnyk.

Ndeshja e luajtur në Karagaq u takoi vendasve që arritën një përmbysje fantastike në çerekun e katërt.

Epilogu i ndeshjes tregoi rezultatin 81-71 në favor të Pejës që arritën ta shmangin mjeshtërisht humbjen.

Më të dalluarit e ndeshjes ishin Isiah Umipig me 26 pikë dhe Jalen Tate me 19 sosh.

Deri më tani pejanët ende nuk e kanë provuar shijen e humbjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja është rikthyer sonte në Ligën e Ballkanike, pasi…