Peja në kërkim të fitores së gjashtë

08 dhjetor 2020 | 08:52

Ndeshja kryesore në xhiron e gjashtë në Prince Caffe Superligë do të zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra pejane është e vetmja në elitë që ka pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, andaj pritet një ballafaqim shumë interesant mes këtyre dy skuadrave, që ishin përballur edhe në finale të Kupës edicionin e kaluar, ku triumfuan pejanët. Takimi tjetër i së martës do të zhvillohet në mes të Rahovecit dhe Trepçës.

“Vreshtarët” kanë tri fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe tri humbje, andaj pritet një duel shumë interesant. Të mërkurën do të zhvillohet derbi i qytetit mes Ponte Prizrenit dhe Bashkimit. Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet të jetë edhe në këtë përballje.

Ponte ka dy fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi një fitore dhe katër humbje. Sigal Prishtina pas fitores ndaj Ponte Prizrenit do të ballafaqohet me Vëllaznimin. Prishtinasit kanë dy fitore dhe tri humbje, kurse skuadra kuqezi ka një fitore dhe katër humbje.

PRINCE CAFFE SUPERLIGA – JAVA 6

Të martën takohen:

15:00 Peja – Golden Eagle Ylli
15:00 Rahoveci – Trepça

Të mërkurën takohen:

15:00 Ponte Prizreni – Bashkimi
15:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini,…