Pensionohet Veseli

25 dhjetor 2023 | 17:19

Basketbollisti i njohur Alban Veseli është pensionuar nga sporti i basketbollit.

Lajmin e ka bërë të ditur Veseli në një postim në “Facebook”. Veseli është një kampion i vërtet, pasi përplot 20 vjet ishte aktiv dhe arriti të kurorëzuar me 10 tituj kampioni në Kosovë.

“Momente të mrekullueshme me shumë mund e sakrificë, djersë, lot gëzimi e hidhërimi, përplot 20 vite aktivitet të kurorëzuar me 10 tituj kampioni e përmbyllin zyrtarisht karrierën time sot. I lumtur dhe tejet i përmbushur që isha bashkautor në arritjen e këtyre titujve në Basketbollin Kosovar dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Andaj, është një vendim jo aq i lehtë për t’u jetësuar sot pas dy dekadash karrierë,por mendoj se ka ardhur koha e duhur për t’u larguar nga loja aktive në parket”, ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë:

Momente të mrekullueshme me shumë mund e sacrificë, djersë, lot gëzimi e hidhërimi, përplot 20 vite aktivitet të kurorëzuar me 10 tituj kampioni e përmbyllin zyrtarisht karrierën time sot.

I lumtur dhe tejet i përmbushur që isha bashkëautor në arritjen e këtyre titujve në Basketbollin Kosovar dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Andaj, është një vendim jo aq i lehtë për t’u jetësuar sot pas dy dekadash karrierë,por mendoj se ka ardhur koha e duhur për t’u larguar nga loja aktive në parket.

Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në rrugëtimin tim në basketboll, përgjithmonë falenderues tifozëve të dashur, ju falenderoj përzemërsisht për përkrahjen. Faleminderit të gjithë trajnerëve e klubeve ku unë kam dhënë kontributin tim të pa kursyer.

Falënderim i veçantë i dedikohet të gjithë atyre që janë përfshirë në karrierën time ndër vite, kemi krijuar kujtime të paharrueshme së bashku dhe kam krijuar miqësi të përjetshme me secilin prej jush, nder me meritoret per keto suksese jane trenerat Fikret Shatri dhe Arben Krasniqi.

Për fund por të parët nga rëndësia janë Familja ime, janë njerëzit më të afërt që ishin arsye kryesore e çdo suksesi, të cilëve ju jam falenderues e mirërnjohës përjetësisht, Faleminderit Prindërve të mi, në mënyrë të veçantë Babait tim inkurajuesit më të madh që kam takuar dhe nga i cili gëzoj çdo arritje të jetës time.

I juaji,

Alban VESELI

AV8

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e ditës së…