“Për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëma bukën”, fjalët e fundit të nxënësit që ia tha babait

27 nëntor 20:10

Jakup Hamzaj, babai i nxënësit që vdiq gjatë sulmit me armë ndaj autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit, tha ai kishte biseduar me babanë e tij vetëm 10 minuta para se të ndodhte rasti tragjik.

Ai tha se nxënësi i kishte thënë babait të tij, se për 10 minuta arrin në shtëpi. “Me të birin ka qenë 10 minuta para se me ndodhë rasti. Kanë biseduar, i ka thënë babë për dhjetë minuta thuaj mamit jam në shtëpi boma bukën se erdha”, tha ai, për “News 24”.

Pasi u vonua, xhaxhai i tij tha se babi e kishte thirrur sërish atë.

Aty një vajzë sipas tij e ka marr telefonin dhe i ka treguar se janë gjuajtur me armë zjarri.

“U vonu nja pesë minuta, kur janë bërë dhjetë u vonu. Ky e ka marrë telefonin dhe e ka thirr. I ka thënë ku je babë, edhe thotë nuk u përgjigjke. Si nuk u përgjigj djali ky u stresua edhe dikush një vajzë apo një nxënës e ka marr telefonin e tij dhe e ka thirr vëllain. I ka thënë ejani se na kanë gjujt, na kanë plagos, ka të vrarë. Ka shkuar vetëm për momentin dhe në vend të ngjarjes ka shkuar i pari”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tjetër rezultat zhgënjyes vjen për Juventusin. Pas humbjes turpëruese 4:0…