Për 2 muaj 280 raste të reja me kancer

06 mars 2024 | 08:12

Mjeku dhe drejtori i Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi, ka thënë se vetëm në periudhën janar-shkurt, 280 persona janë paraqitur me kancer.

“Janar-shkurt kemi identifiku 280 raste me kancer, pra persona për herë të parë që fituan këtë sëmundje”, tha Kurtishi.

Në krahasim me vitin e kaluar, tha Kurtishi, ka pak ngritje të numrit.

“Por ka tendencë të rritjes”, tha ai.

Onkologjia, tha ai, është diçka e re në Kosovë.

“Më 2010 nisi puna”, tha tutje mjeku Kurtishi. /ATV

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha…