Përballje vendimtare mes Rahovecit dhe Vllaznisë në Ligën Ballkanike

27 janar 2020 | 13:12

Sonte KB Rahoveci do të përballet me Vllazninë e Shkodrës në Ligën Ballkanike.

Kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për shkak se të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe pesë humbje, duke u renditur në vendin e katërt, përkatësisht të pestë.

Në grup janë pesë skuadra, ku katër të parat kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave, kishin fituar shkodranët me rezultat 73:68, që ishte fitorja e vetme e Vllaznisë në këtë edicion të BIBL, kurse Vreshtarët fitoren e vetme në BIBL e kanë ndaj Pejës me rezultat 106:94.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” nga ora 19:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takim…