Përdorën botoks, përjashtohen nga konkursi i bukurisë 12 deve

25 janar 2018 | 12:35

Një konkurs bukurie i përvitshëm në Arabinë Saudite ka përjashtuar 12 deve sepse kishin përdorur botoks. Kafshët janë refuzuar në konkurrim nga Festivali i Deveve Mbreti Abdulaziz, që mbahet pranë Riadit, për shkelje të rregullave të konkursit të bukurisë.

Çmimet për konkurset e deveve arrijnë deri në 57 milionë dollarë, për këtë arsye përpjekjet për mashtrim janë të mëdha. “Devetë me substanca fryrjeje në buzë, të rruara, të lyera në disa pjesë të trupit apo me ndryshime jonatyrale, nuk lejohen në konkurs”, është thënë në një libër të ri rregullash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ahyar Abduh është kryebashkiak i qytetit Matram të Indonezisë, që…