Përfaqësuesja po kompletohet, hendbollistet plot motiv

24 shtator 2019 | 11:17

Hendbollistet e Kosovës po punojnë me vullnet të madh për dy ndeshjet e para të fazës së dytë të kualifikimeve për “Euro 2020”. Përfaqësuesja  është e vendosur në Prishtinë dhe është kompletuar me ardhjen e Leonora Demajt, Mirela Gjikokajt dhe Fitore Aliut.

Përzgjedhësi Agron Shabani është i kënaqur me angazhimin e lojtareve në stërvitje, kurse vlerëson se grupi do të jetë i kompletuar në tri stërvitjet e fundit. “Përgatitjet janë duke shkuar mirë. Po kompletohemi, ndërsa sot pritet të vijnë tri lojtaret e fundit. Në tri stërvitjet e fundit jemi komplet dhe të gatshëm për sfidat e reja. Vajzat kanë punuar me intensitet dhe janë të motivuara për këto dy ndeshje të radhës. Me kombëtaren nuk bashkohet këtë herë portierja Dorentina Osmani, kurse Ardiana Salihu nuk ka mundësi t’i vazhdojë përgatitjet për shkak të një lëndimi. I dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka deklaruar përzgjedhësi Shabani.

Ai nuk mund të llogaris edhe në Suzana Ujkiq, që është në kompletim të dokumentacionit. Kosova të enjten takohet në Maribor me Slloveninë, kurse të dielën e presim Gjermaninë në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 9:00 në Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka…