Përforcohet Ponte Prizreni

28 nëntor 2018 | 18:54

KB Ponte Prizreni, ka njoftuar se ka transferuar basketbollistin Chris Waller.

Pas largimit të amerikanit Jaquan Smith, prizrenasit transferuan fundorin Waller që vjen nga ekipi Southwestern College Athletics në NAIA.

Sipas klubit, ai ka të drejtë të debutojë në ndeshjen e radhës që do zhvillohet kundër Golden Eagle Ylli me datën 6 dhjetor.

Ponte deri tash ka zhvilluar 9 ndeshje në Superligë dhe ka katër fitore e pesë humbje. Zë vendin e gjashtë në tabelë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e duhur, por momenti i gabuar! Kështu e ka…