Shaqiri: Interi ekip i duhur, por koha ishte e gabuar

28 nëntor 2018 | 17:36

Skuadra e duhur, por momenti i gabuar! Kështu e ka përkufizuar Xherdan Shaqiri eksperiencën e tij në Itali, me Interin. Në një prononcim për prestigjiozen “Gazzetta dello Sport”, futbollisti shqiptar vë në pah përmirësimin e kampionatit italian, sipas së cilit gjatë këtyre tre viteve është rritur ndjeshëm. Ai vlerëson se të luajturit me zikaltërit ka qenë një zgjedhje e duhur, por thekson se koha ka qenë e gabuar.

“Unë do të ndryshoja kohën kur kam luajtur, sepse ndoshta kam ardhur te Inter në kohën e gabuar. Sot është një tjetër klub, është një tjetër kampionat. Është rritur shumë krahasuar me tre vjet më parë”, është shprehur shqiptari, raporton “Telesport”.

Shaqiri është shndërruar në një figurë kryesore te Liverpool dhe ka marrë besimin e plotë të trajneri Jurgen Klopp. Duke folur për sezonin e tij, te të “kuqtë”, 27-vjeçari tha për “Gazzetta dello Sport”, se synon që të fitojë gjithçka me këtë fanellë. Objektivi i tij, njëkohësisht edhe i skuadrës është të fitojë Premier League dhe Champions League.

“Nëse luani në një ekip të madh, domosdoshmërish do synoni që të fitoni gjithçka. Liverpool kërkon të fitojë Premier League dhe Champions League këtë sezon”, përfundoi Xherdan Shaqiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri Enver…