Përfundojnë pjesët e para në ndeshjet Ballkani – Trepça ’89 dhe Feronikeli – Llapi

21 qershor 2020 | 17:49

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e IPKO Superligës në futboll.

Ballkani është duke luajtur baras me Trepçë ’89 (1-1). Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 19-të, autor i golit ishte Jetmir Topalli. Katër minuta më vonë rezultatin e barazoi Arb Manaj.

Edhe ndeshja tjetër në mes Feronikelit dhe Llapit ka përfunduar me rezultat 1-1. Mevlan Zeka (8’) realizoi për vendasit, derisa për Llapin shënoi Erlis Ymeri (19’).

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të bëjë të…