Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës

23 tetor 2019 | 14:49

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e IPKO Superligës së Kosovë në futboll.

Derbi në mes Gjilanit dhe Llapit është mbyllur 1-0. Ishte Tomislav Busiq ai që realizoi katër minuta para fundit të pjesës së parë. Ndërsa Drenica është duke fituar ndaj Dukagjinit të Klinës (1-0). Golin e vetëm në Skenderaj e ka shënuar Harmon Van-Dave, në minutën e 25-të.

Ndërsa në Mitrovicë, Trepça ’89 është duke fituar 1-0 ndaj Ferizajt. Golin e vetëm në ketë sfidë e realizoi Leart Emini, në minutën e 17-të.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se kjo…