Përfundon edicioni i parë i Ligës së Sportit Shkollor

02 qershor 2021 | 13:09

Gjatë tërë ditës së martë janë zhvilluar garat në Final 4 të Ligës së Sportit Shkollor.

Në Rahovec janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave, duke dhuruar ndeshje mjaft interesante.

Fillimisht ishin zhvilluar shtatë xhiro në qytete të ndryshme të Kosovës dhe më pas u përcaktuar katër shkollat e para.

Te femrat ka triumfuar SHFMU “Jeronim de Rada” nga Ferizaj, që në finale pas dy vazhdimeve ka mundur Thimi Mitko me rezultat 27:25.

Në konkurrencën e meshkujve ka fituar SHFMU “Ismail Qemaili”, ku në finale shënoi fitore ndaj 7 Marsit, me shifrat 46:25. Në Final 4 ishte e pranishme edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. Ndeshjet kanë qenë korrekte dhe në fund janë shpërblyer me Kupa dhe mirënjohje skuadrat fituese.

Kjo ligë organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor në Republikën e Kosovës. Qëllimi i këtyre dy ligave (vajza dhe djem), është që të rritet numri dhe interesimi tek gjeneratat e reja për tu marrë me sport, nxitja e konkurrencës dhe frymës sportive te rinia dhe ofrimi i mundësive për identifikimin e talenteve të basketbollit.

Rezultatet

Vajzat

Jeronim de Rada-SHMU 2 35:15
Thimi Mitko-Bajram Curri 24:21

Finale

Jeronim de Rada-Thimi Mitko 27:25

Djemtë

7 Marsi-Bajram Curri 30:26

Ismail Qemaili-Yll Morina 30:17

Finalja

Ismail Qemaili-7 Marsi 46:25

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar të…