Përfundon karriera e Icardit në Inter

25 shkurt 2019 | 13:26

Gazeta italiane “Corriere Dello Sport” raporton se sulmuesi argjentinas ka vendosur t’u japë fund njëherë e përgjithmonë shqetësimeve në gjurin e tij dhe duke përfituar nga situata që është krijuar do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Kjo do të thotë se sezoni i Mauro Icardit do të mbyllet përpara kohe. Jo vetëm kaq, pasi me operacionin do të përfundojë edhe karriera e tij me Interin. Pas vendimit të klubit, raporti me sulmuesin është prishur dhe në merkaton e verës ai do t’i shqyrtojë të gjitha ofertat të cilat kanë nisur të vijnë që tani.

Juventusi dhe Reali i Madridit janë në krye të listës, ndërsa Icardit i duhet vetëm të zgjedhë se ku do ta vazhdojë karrierën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy golat ndaj Nimes i shërbyen Kilian Mbappes për ta…