‘Përkraheni policinë’, deputetët e LV-së ekzaltohen nga fjalimi i Kurtit (video)

02 qershor 2023 | 11:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim të gjatë në Kuvendin e Kosovës rreth zhvillimeve në veri.

Në një moment, ai ka folur edhe për Policinë e Kosovës, duke thënë se e ka mbështetjen e qeverisë e të popullit të Kosovës.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga deputetët që ta përkrahin Policinë e Kosovës. E kjo pjesë e fjalimit e ka entuziazmuar grupin parlamentar të LV-së, pasi të njëjtin e kanë duartrokitur Kurtin për këtë fjalim.

Të tilla duartrokitje kishte edhe pas përfundimit të fjalimit të gjatë të Kurtit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi e pranon se në finalen…