Përleshen disa persona në Prishtinë, njëri sulmon policët

28 prill 2024 | 10:10

Policia ka njoftuar se janë përleshur disa persona dje në Prishtinë.

Në raport thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë hasur në dy persona të dehur, njëri prej të cilëve më pas ka sulmuar zyrtarët policorë të cilët po intervenonin t’i vënë në kontroll.

Si pasojë e lëndimeve, njëri nga policët ka marrë tretman mjekësor, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/PJESMARRJE NË RRAHJE – Prishtinë  27.04.2024-01:25. Është raportuar se janë përleshur disa persona mes vete, lidhur me rastin njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët ishin nën ndikim të alkoolit. Zyrtarët policor gjatë intervenimit për t’i vënë nën kontroll janë goditur nga njëri prej të dyshuarve me ç’rast njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një nga periudhat…