Përleshje fizike dhe të shtëna me armë zjarri në Hajvali

18 prill 2021 | 22:41

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në Hajvali, si pasojë person është lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur policia në rajonin e Prishtinës, të cilët kanë thënë se i dyshuari në ikje e sipër ka shtënë me armë zjarri.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë se nga arma e zjarrit nuk është lënduar askush.

“Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në fshatin Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se personi është lënduar gjatë një përleshje fizike që ka pasë me të dyshuarin, i cili në ikje e sipër ka shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit”, tha Ahmeti.

Tutje theksoi se policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin dhe është në kërkim të tij.

“Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij. Nga hetuesit policor po vazhdon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, u shpreh Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim…