Përmbytjet në Greqi, Rama: Keqardhje për jetët e humbura, ngushëllime familjeve të tyre

10 shtator 2023 | 17:47

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetën nga përmbytjet në Greqi.

Ai ka shprehur keqardhje për jetët e humbura dhe shprehi ngushëllime për familjet e tyre.

“Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha”.

“Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore”, ka shkruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të ballafaqohet sot me Poloninë në kuadër të…