Përplasje në komisionin hetimor, deputetët e LV-së lëshojnë mbledhjen

22 korrik 2022 | 12:39

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit hetimor për krizën energjetike, ku po intervistohej ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati.

Kjo si shenjë revolte ndaj deputetit të PDK-së, Ferat Shala, i cili e ka quajtur spekulante, shefen e grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lilën.

Rrjedhimisht, në mungesë kuorumi ka përfunduar edhe mbledhja e komisionit.

Pas kësaj, deputetët e PDK-së, Abelard Tahiri dhe Ferat Shala, në një konferencë për medie, kanë thënë se mazhoranca qëllimisht po saboton komisionin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe 1 mijë e 390 raste janë konfirmuar me Covid-19…