Përurohet shtatorja e heroinës Mervete Maksutaj në oborrin e Spitalit të Pejës

04 dhjetor 2021 | 20:01

Në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë sot është inauguruar shtatorja e heroinës së kombit, Myrvete Maksutaj, në 23 vjetorin e rënies së saj gjatë përballjes me forcat serbe.

“Vajzat me kordele të kuqe” quhej brigada ku kishe filluar angazhimin Myrvete Maksutaj. Kjo brigadë me gra luftëtare mësonte teknikat e luftimit dhe aty stërviteshin për betejat e ardhshme. Pas një kohe ajo nisi detyrën e re si pjesë e Brigadës “133 Adrian Krasniqi”.

Më 7 dhjetor të vitit 1998, Myrvetja kishte marrë përsipër edhe misionin për lirimin nga duart e armikut të disa bashkëluftëtarëve të UÇK-së, të cilët, pas plagosjes në betejë me serbet, ku kohë më parë ata luftëtarë ishin kapur nga trupat serbe dhe ishin dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku po mbaheshin nën mbikëqyrje policore të rreptë.

Në aksionin e tërheqjes së luftëtarëve të lirisë, disa dhjetëra metra larg udhëkryqit të Spitalit, Myrvetja goditet nga një plumb i armikut dhe aty bie dëshmore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Erblina Tahiraj Jetës sonë fillon t'i vije fundi, kur…