Përveç boshnjakëve, raportohet se në Serbi po vaksinohen edhe kosovarët!

27 mars 2021 | 18:50

Gazetari shqiptar në Beograd, Idro Seferi ka folur për turmat e mëdha të njerëzve që janë nisur nga Bosnja sot për t’u vaksinuar për COVID-19 në Serbi.

Ky numër kaq i madh i atyre që kanë shkuar për t’u vaksinuar atje ka shkaktuar edhe tollovi, teksa Seferi ka thënë se aty ka parë edhe kosovarë.

Ai ka thënë se për momentin janë mbi 10 mijë persona në panairin në Beograd.

“per momentin mbi 10 mije veta ne panair te Boegradi per vaksina…dy avion nga Shqiperia…pash nga Kosova madje njeri masken e pat me yje dhe nga Maqedonia…pra jo 2 ose 3 por mbi 1000”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e aktorit Rasim Thaçi-Cima, ka njoftuar se përshkak të…