Peticion, 361 punëtorë të RTK-së kërkojnë shkarkimin e kryetarit të Bordit

20 shtator 2023 | 11:30

361 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës kanë nënshkruar një peticionin për shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Sindikata e transmetuesit publik, ka njoftuar se 361 punëtorë të këtij mediumi i janë përgjigjur pozitivisht peticionit të sindikatave për shkarkimin e kryetarit  Boletini.

Kjo sindikatë ka renditur disa nga ankesat e punonjësve të mediumit ndaj Boletinit.

“Të punësuarit e RTK-së, të indinjuar thellë me gjuhën denigruese të kryetarit të Bordit të RTK-së Besnik Boletini, të shprehur publikisht përmes ofendimeve e etiketimeve jonjerëzore ndaj tyre, duke përqeshur veshjet e tyre si dhe duke përbuzur angazhimin e tyre profesional; të shqetësuar për bisedat e tij informative me kandidatet më të poentuara për pozita menaxheriale gjatë konkursit, me qëllim të dekurajimit dhe frikësimit të tyre; përmes këtij peticioni të nënshkruar me vullnetin e lirë, kërkojnë: shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini”, është thënë në njoftimin e sindikatës.

Më tutje është thënë se nga një kopje e peticionit do të ju dërgohet kryetarit të Kuvendit, grupeve parlamentare si dhe komisioneve përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP…