Pirlo: Ky është mesfushori më i mirë më të cilin kam luajtur

02 prill 2020 | 15:50

Andrea Pirlo me siguri nuk ka shumë rivalë në garën hipotetike të mesfushorit më të mirë të 20 viteve të fundit.

Për këtë arsye, një kompliment i bërë prej tij, veçanërisht nëse vjen për një koleg të reparit të tij, vlen dyfish. Mos harroni, po flasim për dy mesfushorë, që bënë historinë e Milanit në mijëvjeçarin e ri, jo vetëm për dy lojtarë të zakonshëm.

Gjatë një komunikimi në “Instagram” me mikun dhe ish-partnerin e tij, Massimo Ambrosini, Andrea Pirlo vlerësoi Clarence Seedorf.

“Mesfushori më i fortë, me të cilin kam luajtur ndonjëherë, mendoj se është Seedorf. Nëse e kaloje atë… Ju e dini se atij nuk mund t’i bëjë asgjë me topin midis këmbëve. Pastaj, kishte ndeshje kur i niste aksionet për bukuri. Megjithatë, në shumicën e kohës ishte mesfushor-shkatërrues, kishte gjithçka. Ishte shumë i fortë”, ka thënë Pirlo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i njohur Dastid Pallaska ka kërkuar nga deputetët e…