“Po na japin informacione të ndryshme”, Vëllau i Liridonës: Ju lutëm t’i dërgoni në Polici e Prokurori

11 dhjetor 2023 | 22:14

Vëllau i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj ka dalur me një apel në rrjetin social “Facebook” duke thënë se ditëve të fundit janë kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me ta informacione rreth vrasjes së Liridonës.

Ai tutje ka lutur qytetarët që siç ka thënë ai “të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës. /Gazeta10/

Postimi i plotë

Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë.
Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës.
Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i ndjerë Matthew Perry, gjuetia për zhytësin e zhdukur…