Pochettino konfirmon se Broja do të jetë akoma jashtë fushave

27 tetor 2023 | 15:30

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, ka konfirmuar se Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Brentfordit në kuadër të Premier Leagues.

Pochettino, mes tjerash ka folur edhe për Cristoher Nkunkun, për të cilin ka thënë se është afër rikthimit në fushë.

“Broja nuk do të jetë i gatshëm. Nkunku është duke bërë mirë, është afër, është një lojtar i rëndësishëm për ne”, është shprehur Pochettino.

Sfida mes Chelseat dhe Brentfordit do të zhvillohet të nesër (e shtunë), duke filluar nga ora 13:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitoren…