Poeti Tafa takohet me kryeministrin Xhaferi, ia dhuron dy libra

06 mars 2024 | 14:26

Poeti i njohur, Lulzim Tafa, ka pritur në zyrën e tij kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Tafa e ka falënderuar Xhaferin për vizitën dhe në shenjë respekti ia ka dhuruar dy libra.

“Sot në zyrën time ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut, shkëlqesia e tij, z. Talat Xhaferi. Kryeministrin e falënderova për vizitën dhe i dhurova një libër në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën maqedonase”, ka shkruar Tafa në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi evropian, Matjazh Nemec, u emërua raportues për heqjen e…