Pogba iu tregon shokëve të skuadrës për të ardhmen e tij

05 shkurt 2020 | 19:37

Paul Pogba i ka lajmëruar shokët e tij se ai dëshiron që të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

Sipas “Manchester Evening News”, mesfushori francez, i cili nuk luan për “Djajtë” që prej muajit dhjetor dhe ka qenë titullar në vetëm 6 ndeshje këtë sezon për shkak të problemeve në kavilje, vazhdon të mendojë largimin nga “Old Trafford” në verë.

Burime të medias pranë klubit citojnë lojtarë të Unitedit se mendja e Pogbasë është larg Manchesterit. Ëndrra e kampionit të botës mbetet Reali, por në garë për ta rikthyer vazhdon të jetë edhe Juventusi.

Jo më larg se këtë javë, trajneri Solskjaer tha se ai nuk ka ndërmend që të mbajë lojtarë të pakënaqur në skuadrën e tij: “Mendoj se tifozët po e shohin atë që po përpiqemi të bëjmë dhe ajo që duhet bërë. Siç e thashë, po rindërtohemi. Të duhet ta rrëzosh përdhe një shtëpi dhe lojtarët që nuk e kishin mendjen te Junajtid duhet të largoheshin. Tani kemi futbollistët që janë të gatshëm të bëjnë atë hap më shumë, kjo është kultura që unë dua të vendos. Kjo është kultura e Manchester United”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi…