Pogba sërish ka probleme me lëndime

01 shkurt 2023 | 16:49

Duhej të ishe një armë më shumë për Juventusin por Paul Pogba është kthyer në një shpenzim të kotë për bardhezinjtë. Shkak janë bërë dëmtimet e njëpasnjëshme të francezit i cili nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Kupën e Italisë.

Trajneri Max Allegri e kishte në stol ndaj Monzës por nuk e aktivizoi dhe shpresonte që ta hidhte në fushë në ndeshjen e Kupës. Por me sa duket lojtari ka ndjerë shqetësime, duke shtyrë kësisoj edhe kthimin e tij në fushën e lojës në aktivitete zyrtare.

“Një kampionat tjetër ka nisur më datën 4 janar, dikush ka luajtur Botërorin, por thuajse të gjithë kanë dalë më parë me përjashtim të Rabiotit dhe argjentinasve. Për nesër nuk kam vendosur ende asgjë për formacionin. Përtej Bonuccit që vazhdon të jetë përsëri jashtë, i vetmi që nuk do të jetë i gatshëm pasi ka probleme muskulore është Pogba. Për fat të keq, kur një lojtar vjen nga kaq shumë muaj mungesë aktiviteti, kur rrit nivelin e stërvitshmërisë, lindin dhimbje dhe nevojitet kohë”, theksoi Allegri në konferencë për shtyp, duke konfirmuar kështu mungesën e francezit i cili nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje zyrtare me bardhezinjtë pas rikthimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
02.02.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…