Policia: Arma dhe droga e gjetur në veturë, nuk i përkasin djalit të shefit të AKI-së

20 tetor 2018 | 15:57

Policia e Kosovës ka dalur me një reagim sqarues në lidhje me raportimet se është gjetur drogë dhe armë në veturën e babait të shefit të AKI-së Shpend Maxhunit, ku i dyshuar për këtë rast është djali i këtij të fundit Shpëtim Maxhuni.

Në komunikatën e lëshuar, Policia e Kosovës bën të ditur se është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet vepron konform autorizimeve ligjore që posedon.

Sipas Policisë së Kosovës, më datë 12 tetor të  këtij viti, njësia policore e patrullimit rutinor në fshatin Zllatar ka ndaluar veturën Golf IV me targa vendore ku gjatë kontrollimit të tre personave që gjendeshin në veturë, duke përfshirë të apostrofuarin në media (SH.M) iu është gjetur një revole e llojit ”Zastava” me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6.35mm.

“Gjatë vazhdimit të kontrollit të automjetit, në një pjesë të veturës është gjetur një thikë, si dhe një cigare e mbështjellë e cila dyshohej të jetë substancë narkotike, një mulli i bluarjes grinder ndaj të cilave janë duke u kryer hetime. Personi i dyshuar (A.K.), i cili ka qenë në veturë ka deklaruar se cigarja e mbështjellë e gjetur brenda në veturë, si dhe mulliri i bluarjes grinder i përkasin atij. Si rezultat i vazhdimit të hetimeve, nga njësitet policore është intervistuar edhe personi i katërt i dyshuari (R.M), i cili ka deklaruar se arma është e tij dhe se i njëjti e ka harruar në veturën e apostrofuar dhe se nuk i përket të dyshuarit (Sh.M).

Lidhur me të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kompetent, me rekomandim të të cilit rasti është proceduar në procedurë të rregullt. Ritheksojmë se PK-ja është institucion i zbatimit të ligjit dhe mbetet e përkushtua  në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale edhe në rastin konkret, për të cilin ka ngrit kallëzim penal”, theksohet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Parlamenti i Maqedonisë, voton për ndryshim të emrit,…