Policia demanton mediet serbe se po përgatit operacion në veri

10 dhjetor 2021 | 16:46

Policia e Kosovës i ka demantuar disa mediume nga Serbia se gjoja po përgatit operacion në veri të Kosovës.

Disa mediume si “Kurir” kishte raportuar se këto janë planet e Policisë së Kosovës, por kjo e fundit i ka mohuar kategorikisht.

“Referuar shkrimeve dhe publikimeve të bëra sot 10/12/2021 nga disa mediume kryesisht serbe, se kinse njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë përforcuar në jug të Mitrovicës dhe po përgatitet të hyjnë në veri të Mitrovicës, ju informojmë se informacionet dhe shkrimet e tilla janë të pavërteta dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit publik”, kanë thënë Zyra për Informim e Policisë për “KlanKososva”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka marrë…